Vesti i događaji - Arhiva

09-11-2022

Nën moduli – E Drejta Civile, sesioni i parë: E drejta civile, nocioni parimet dhe burimet e së drejtës civile

Më 09 nëntor  2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin  “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Temat që po trajtohen në këtë sesion  janë: Objekti i së drejtës civile, parimet e të drejtës civile, institucionet themelore të së drejtës civile, sistemi i të drejtës civile, nocioni i burimeve të së drejtës civile dhe natyra e burimeve të së drejtës civile.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :