Vesti i događaji - Arhiva

10-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i shtatë: Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit

Më 10 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere dhe keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtar të sapo emëruar.

Objavi :