Vesti i događaji - Arhiva

11-11-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i tetë: Veprat penale në kuadër të kapitullit XXVI- të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 11 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: keqpërdorimi i besimit, fajdeja, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes, kurdisja e ndeshjes ose e sportit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtar të sapo emëruar.

Objavi :