Vesti i događaji - Arhiva

23-03-2012

Vizita në institucionet e drejtësisë dhe Akademinë Gjyqësore të Republikës së Turqisë

 

Vizita në institucionet e drejtësisë dhe Akademinë Gjyqësore të Republikës së Turqisë

Më 18 deri më 23 mars 2012, IGJK në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Akademinë Gjyqësore të Turqisë ka realizuar  një vizitë studimore në  Akademi dhe institucionet më të larta të sistemit të drejtësisë të Republikës Turqisë.  Delegacioni ishte i përbërë nga kryetari në pension i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, gjyqtarë të Gjykatës Supreme,  administratorja e Gjykatës Supreme si dhe stafi i IGJK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte  njohja me sistemin e drejtësisë së Republikës së Turqisë, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të programeve trajnuese të Akademisë dhe shkëmbimi i  përvojave me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët. 

Delegacioni fillimisht vizitoi Akademinë Gjyqësore të Turqisë dhe nga përfaqësuesit e saj u njoftua lidhur me historikun, strukturën organizative, përbërjen, programet trajnuese dhe metodologjinë e zhvillimit  të tyre si dhe publikimet që realizon Akademia.

Në kuadër të vizitës delegacioni realizoi takime dhe u prit nga krerët e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Kasacionit, Gjykatës së Lartë Administrative, përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorial të Turqisë.

Mjaft me interes ishte vizita në UYAP (Qendra Kombëtare e regjistrimit të informatave  gjyqësore) dhe Laboratorin e kriminalistikës. Gjatë ketyre takimeve të pranishmit u njoftuan lidhur me rolin dhe funksionet e ketyre institucioneve si dhe u shkëmbyen përvoja lidhur me sistemet gjyqësore të të dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellët.

 

Objavi :