Vesti i događaji - Arhiva

22-04-2012

Program i avancuar trajnimi për trajner të çertifikuar sipas programit NITA

 

Program i avancuar trajnimi për trajner të çertifikuar sipas programit NITA 

Më 20-22 Prill 2012, në Prevallë, IGJK në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë  së SHBA-se Programin OPDAT në Prishtinë, ka organizuar një program te avancuar trajnimi per trajnuesit e IGJK-së.

Qëllimi i trajnimit ishte avancimi i njohurive të trajnuesve të certifikuar në programin e ndërtimit të shkathtësive gjatë gjykimit (NITA) dhe përdorimi i tyre me rastin e prezantimit të këtij programi trajnues.

Fokusi kryesor gjatë këtij trajnimi ishte përgatitja e trajnuesve që të prezantojnë në një nivel edhe më të ngritur teknikat e ndryshme të përfaqësimit gjatë gjykimit si: fjala hyrëse, marrja në pyetje e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, vënia në dyshim, si dhe argumenti përfundimtar, teknika këto të më të avancuara të ekzaminimit të palëve gjate gjykimit, teknika të cilat përfshihen në programin e NITA-s.
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-së.

 

Objavi :