Vesti i događaji - Arhiva

29-11-2022

Tryezë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më 29-30 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar “Tryezë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.

Qëllimi i kësaj tryeze është trajtimi dhe adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.

Në këtë tryezë ndër të tjera do të trajtohen çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe për format e mbrojtjes së veçantë të këtyre fëmijëve të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.

Objavi :