Vesti i događaji - Arhiva

07-12-2022

Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial

Më 07 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është : z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me organizimin e rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndëve,  mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi si dhe menaxhimi efikas i lëndëve bazuar në metodologjinë CEPEJ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

 

Përfitues të këtij trajnimi janë zyrtar ligjor  nga te gjitha prokurorit e Kosovës

 

Objavi :