PVAL
Trajnim: Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR
Më 6 Prill 2012, IGJK në bashkëpunim UNHCR ka organizuar trajnimin me temë ‘Hyrje në Mbrojtjen Ndërkombëtare për personat nën përkujdesje të UNHCR.Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja me aspektet ndërkombëtare të personave që i përkasin UNHCR-së.
Ndër objektivat kryesore të trajnimit ishin që pjesëmarrësit të:
- Përforcojnë të kuptuarit e përgjithshëm të mbrojtjes ndërkombëtare brenda UNHCR;
- Familjarizohen me parimet e themelore të mbrojtjes ndërkombëtare;
- T’i kontribuojnë realizimit të qëllimeve të Agjendës për Mbrojtje që është një nismë midis shteteve, OJQ-ve, ONQ dhe UNHCR, që kërkon përforcimin e mbrojtjes së refugjatëve në mbarë Botën.
Çështjet që u elaboruan në këtë trajnim ishin zhvillimi dhe përgjegjësitë për mbrojtjen ndërkombëtare, personat në nevojë për këtë mbrojtje dhe bashkëpunimi në partneritet.
Ndër të tjera u diskutua korniza ligjore për mbrojtjen ndërkombëtare dhe zbatimi i saj. Po ashtu u trajtuan çështjet e ikjes dhe qasjes në azil, standardet e trajtimit dhe zgjidhjet e qëndrueshme dhe në kohën e duhur.
Krahas shqyrtimit të këtyre temave, u bë edhe vështrimi i rasteve nga praktika dhe shkëmbimi i përvojave përmes diskutimit interaktiv.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave komunale të të gjitha regjioneve të Kosovës.
06-04-2012