Vesti i događaji - Arhiva

16-12-2022

Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta

Më 16  Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temën “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta  ”  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Mjetet juridike  Procedurën për dhënie të urdhrit ndëshkimorë, Procedurën  e ndërmjetësimit, Procedurën për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë,  Procedura për dhënie te vërejtjes gjyqësore si dhe Procedurën për marrjen e vendimit për shlyerje nga evidenca e të dënuarve

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorë profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Objavi :