Vesti i događaji - Arhiva

03-04-2017

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Me datë 03 prill 2017, në Akademinë e Drejtësisë, u mbajt takimi i parë konstitues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë.

Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues u njoftuan me zhvillimet në Akademinë e Drejtësisë dhe procesit të transformimit, pastaj anëtarët e Këshillit Drejtues, në mënyrë unanime zgjodhën Kryesuesin dhe Zëvendës kryesuesin e Këshillit Drejtues. Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë u zgjedh z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit, ndërsa zëvendës kryesues z. Driton Muharremi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Këshilli Drejtues i Akademisë bazuar në ligjin me nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë përbehet nga tre (3) anëtarë të emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tre (3) anëtarë të emëruar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, një (1) anëtar emëruar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Kryeprokurori i Shtetit dhe  Kryetari i Gjykatës Supreme janë anëtarë ex-officio të Këshillit Drejtues.

Në takimin e parë, Këshilli Drejtues sipas agjendës miratoi Raportin Vjetor të Punës të vitit 2016, së Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe zgjodhi anëtarët e Komisionit për Çështje Normative të Akademisë së Drejtësisë, si dhe mori vendime tjera nga kompetenca e vet ligjore me qëllim të funksionimit të Akademisë së Drejtësisë siç është përcaktuar me ligj.

Këshilli Drejtues i Akademisë së Drejtësisë si organi më i lartë drejtues i Akademisë, është kompetent për udhëheqjen e Akademisë dhe është i mandatuar që brenda afatit prej 6 muajsh të miratoj të gjitha aktet nënligjore të përcaktuara me ligj. 

Objavi :