PTA Civile
Trajnimi për zyrtarët përmbarues-Procedura e ekzekutimit
Më 12 prill 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD - Sistemi i Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë, në kuadër të programit të trajnimit për profesionistët tjerë në sistemin gjyqësor, ka realizuar një sesion trajnues për grupin e zyrtarëve përmbarues nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës me temë: Procedura e ekzekutimit.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që zyrtarëve përmbarues t’u ofrohen njohuri më të detajuara për procedurën e ekzekutimit me theks të veçantë lidhur me ekzekutimin e vendimeve të cilat kanë për bazë dokumentin përmbarimor, dokumentin autentik dhe ekzekutimi i vendimeve në paluajtshmëri.
Objektivë kryesore ishte që zyrtarët përmbarues pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• njohin ndryshimet dhe risitë në draft Ligjin për Procedurën e përmbarimit sa i përket përmbarimit të vendimeve në bazë të dokumentit autentik;
• dallojnë përshtatshmërinë e dokumentit përmbarimor; dhe
• njohin karakteristikat e sistemit të përmbarimit privat.
Çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: përmbarueshmëria e vendimit dhe plotfuqishmëria, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor, përmbarimi në paluajtshmëri duke përfshirë caktimin e vlerës, shitja dhe seancat publike për shitje, pagimi i kreditorëve dhe pengu në pasurinë e paluajtshme. Përfitues ishin zyrtarët përmbarues në gjykatat komunale nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës.
12-04-2012