Vesti i događaji - Arhiva

01-03-2023

Bashkëndërgjyqësia

Më 01 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Bashkëndërgjyqësia”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur mënyrën që të zbatojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore sa i përket pozitës procedurale të bashkë ndërgjyqësve, të kenë vlerësim adekuat për veprimet e bashkëndërgjyësve dhe pasojat që krijojnë këto veprime për bashkë ndërgjyqësit tjerë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.

Objavi :