Vesti i događaji - Arhiva

16-03-2023

Punëtori Unifikimi Praktikes Gjyqësore

Më 16-17 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Punëtorinë me temë Unifikimi Praktikes Gjyqësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: Rafet Haxhaj, kryesues i Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit, Gani Avdiu, kryesues i Divizionit Civil në Gjykatën e Apelit, Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Punëtoria ka për qëllim që pjesëmarrësit të identifikojnë problematikat dhe rastet nga praktika të cilat kërkojnë sqarime dhe unifikim. Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit do të ndahen në grupe dhe do të bëjnë identifikimin dhe listimin e rasteve të cilat kërkojnë unifikim.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.

Objavi :