Më 21 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Shqyrtime të përgjithshme për rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit dhe prezantimi i provave.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
21-03-2023