Më 15 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnues nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Trajnimi teorik nga tema e parë e këtij nën moduli është duke trajtuar: përkufizimi i nocionit të menaxhim, rëndësia e menaxhimit të rasteve në gjykatë, parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
15-05-2023