Më 01 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rastet e tjera të ndërprerjes së gjykimit (procedurës), pasojat e ndërprerjes së gjykimit (procedurës) kur fillon procesi i ndërprerë gjyqësor, ankesa kundër aktvendimit për ndërprerjen e gjykimit (procedurës) dhe pushimi i gjykimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
01-06-2023