Vesti i događaji - Arhiva

27-06-2023

E drejta për liri dhe siguri-zbatimi i nenit 5 të KEDNJ-së dhe roli i Gjykatës Supreme të Kosovës

Më 27 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE është duke realizuar Trajnimin me temën “E drejta për liri dhe siguri-zbatimi i nenit 5 të KEDNJ-së dhe roli i Gjykatës Supreme të Kosovës

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim  janë: z. Bashkim Hyseni dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me avancimin e zbatimit të standardeve të GJEDNJ në praktikën e gjykatave të rregullta në Republikën e Kosovës dhe harmonizimi i praktikës gjyqësore.

Metodologjia e këtij trajnimi ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke shqyrtuar  raste studimore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga gjitha nivelet si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Objavi :