Vesti i događaji - Arhiva

13-06-2023

Trajnim i Trajnuesve për certifikimin e Trajnerave të AD-së

Më 13 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë, zyra e OPDAT, kanë realizuar Trajnimin për certifikimin e Trajnuesve të AD-së.

Ky trajnim ka ardhur si vazhdimësi e certifikimit të trajnuesve që e bënë AD çdo vit, duke përmbushur edhe kërkesën ligjore nga Ligji i AD-së për certifikimin e trajnuesve.

Synimi i këtij trajnimi ishte të përmirësoj trajnimin dhe trajnerët duke përdorur parimet e mësimit për të rritur dhe projektimin mësimor dhe multimedial.

Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të mprehin aftësitë e tyre duke përfshirë ide të reja dhe informacione kthyese nga instruktorët dhe kolegët për të arritur sa vijon:

  1. Të projektojnë objektivat, aktivitetet, përmbajtjen dhe strukturën për një prezantim të ardhshëm;
  2. Të zhvillojnë materiale mbështetëse duke përdorur parimet e mësimit dhe projektimit për të rritur;
  3. Të realizojnë një hapje efektive të prezantimit dhe të udhëhiqni një ushtrim angazhimi të audiencës.

Gjatë tre ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit kanë punuar edhe në grupe punuese, të ndarë nga ekspertët amerikan znj. Stani Day, znj. Kimberly Klein dhe znj. Lynn Beard.

Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me certifikata.

Objavi :