Më 24 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: udhëzime për shkrimin dhe arsyetimin e aktgjykimit, dispozitat e së drejtës materiale të cilat janë zbatuar në nxjerrjen e aktgjykimit dhe Deklarimi për pretendimet e palëve lidhur me bazën juridike të kontestit, si dhe propozimet dhe kundërshtimet e tyre për të cilat gjykata nuk ka arsyetuar vendimet e nxjerra më parë në procedurë
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
24-07-2023