Vesti i događaji - Arhiva

18-10-2023

Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së

Më 18 Tetor   2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “ Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale  si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-se”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Shkelzen Ibrahimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Objavi :