Vesti i događaji - Arhiva

08-11-2023

Programi i trajnimeve në institucionet jo gjyqësore, vizitë nga gjyqtarët e sapo emëruar në Policinë e Republikës së Kosovës

Më 08 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar të gjeneratës së dhjetë, ka organizuar vizitë/trajnimin në Policinë e Kosovës, me trajnues: në mbështetje të përfaqësuesve z. Musli Salihu, Major Në Policinë e Republikës së Kosovës, z. Skender Rrahmani, kapiten si dhe nga përfaqësues tjerë ligjor, z. Fatos Haziri, drejtor në departamentin e trajnimeve,  z. Riza Shillova drejtor në departamentin për hetime të krimit,  Visar Shala, drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU.

Vizita në këtë institucion, kishte për qëllim që gjyqtarët e sapoemëruar të njoftohen me mandatin, rolin, strukturën organizative dhe punën praktike të Policisë së Kosovës. Në këtë vizitë gjyqtarët avancuan njohuritë e tyre rreth bazës ligjore dhe departamenteve të Policisë së Kosovës për krimin e organizuar dhe llojet e hetimeve financiare, bashkëpunimin ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit që ka Kosova me shtetet e tjera, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e policisë e që ndërlidhen me punën e gjyqtarit ku edhe  patën rastin që të ngritin çështje me interes për punën e tyre praktike, ku një prej çështjeve me rëndësi ishte diskutimi lidhur me krimin kibernetik e po ashtu edhe atë të hetimeve të përbashkëta kufitare. Pjesëmarrësit po ashtu u njoftuan që në të ardhmen gjatë punës së tyre  do të kenë një bashkëpunimin të ngushtë dhe të mirëfilltë me Policinë Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit vijoi në mënyrë të kombinuar atë të bashkëbisedimit dhe duke ilustruar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e X).

 

Objavi :