Vesti i događaji - Arhiva

14-11-2023

Nën moduli: I pandehuri në procedurën penale, sesioni i tretë: I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare

Më 14 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “I pandehuri në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: pozita e të pandehurit gjatë procedurës për dhënien e urdhërit ndëshkimor dhe i pandehuri gjatë procedurës për dhënie të ndihmës ndërkombëtare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Objavi :