Më 29 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë dhe z. Ali Shkodra, ekspert i komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: analizat molekulare e gjenetike dhe analizat e ADN-së, analiza psikologjike, analiza kompjuterike dhe ato financiare.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
29-11-2023