Vesti i događaji - Arhiva

24-05-2012

PVAL Trajnim: Procedura e Caktimit të Kompensimit për Pasurinë e Shpronësuar

 

IGJK më 24 maj 2012 ka realizuar trajnimin e radhës me temë: “ Procedura e Caktimit të Kompensimit për Pasurinë e Shpronësuar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive lidhur me praktikat e reja në procesin e shpronësimit dhe zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore në zgjidhjen e kontesteve për shpronësimin. 

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje të:
• Kuptojnë rrjedhën e procedurës së shpronësimit, 
• Njohin rolin e organit shpronësues dhe veprimet përgatitore,
• Shpjegojnë se si bëhet caktimi i vlerës së kompensimit të pasurisë së shpronësuar me anë të ekspertizës, dhe 
• Kuptojnë  vendimet dhe procedurën e ankimit. 
• Avancojnë njohurit  lidhur me procedurën  për caktimin e vlerës së kompensimit për pasurinë e shpronësuar me anë të ekspertizës. 

Në këtë sesion janë trajtuar edhe risitë ligjore mbi shpronësimin,  procesi i shpronësimit duke filluar nga organi shpronësues, qëllimi i ligjshëm publik, mosdiskriminimi, subjektet e kësaj procedure (subjekti kërkues, shpronësues dhe subjekti vlerësues), vendimet preliminare dhe vendimet përfundimtare, kompensimi dhe mënyrat e kompensimit si dhe mjetet juridike.

Trajnimi u përshkua edhe me trajtimin e rasteve praktike dhe u demonstruan shembuj të vendimeve nga praktika e re e shpronësimit. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Objavi :