Më 04 maj 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka mbajtur tryezën e punës me temë: Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor.
Tryeza kishte për qëllim kryesor shpjegimin e rolit të shkrimit ligjor, kategoritë dhe karakteristikat e tij. Objektivat e këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
• Njohin rolin, rëndësinë e shkrimit ligjor dhe kategoritë e tij,
• Zbatojnë metodën IRAC (Çështja, Rregulli, Analiza, Konkluzioni) në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve ligjore,
• Hartojnë vendimet gjyqësore me bazë ligjore dhe cilësore,
• Arsyetojnë vendimet gjyqësore në mënyrë cilësore,
• Hartojnë vendimet gjyqësore në nivel profesional në të gjitha pjesët e tyre,
Në tryezë u demonstruan raste nga praktika duke dhënë sqarime të dobishme për pjesëmarrësit. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
04-05-2012