Hartimi i Provimit Përgatitor për gjeneratën V të PFAL
Në kuadër të aktiviteteve në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor, është planifikuar organizimi i Provimit Përgatitor për vitin 2012. Në kuadër të kësaj, nga data 4 deri më 9 maj Komisioni për Hartimin dhe Vlerësimin e Provimit Përgatitor qëndroi në Shqipëri për hartimin e provimit.
Puna e komisionit u zhvillua nën masat të forta të konfidencialitetit konform Rregullave të Provimit të miratuara nga Këshilli Programor i IGJK-së. Për këtë qëllim të gjithë pjesëmarrësit e tryezës kanë nënshkruar një deklaratë konfidencialiteti, me të cilën janë deklaruar për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave lidhur me provimin.
Komisioni ka punuar në tri grupe të ndara dhe janë hartuar tri grupe të ndryshme provimesh. Pas hartimit të provimeve një grup është marrë me rishikimin e pyetjeve të hartuara për të verifikuar se është lëshuar ndonjë gabim në pyetjet e hartuara dhe më pas të gjitha pyetjet janë përkthyer.
09-05-2012