Vesti i događaji - Arhiva

01-06-2012

Trajnim bazik për trajnuesit e IGJK-së lidhur me mësimin në distancë dhe Platformën “ ILIAS”

 

Trajnim bazik për trajnuesit e IGJK-së lidhur me mësimin në distancë dhe Platformën “ ILIAS”

Më 1 qershor 2012, IGJK organizoi trajnimin lidhur me mësimin në distancë (E-learning) për trajnuesit e IGJK-së. 

Platforma ILIAS është krijuar dhe zhvilluar në bashkëpunim dhe mbështetje të programit Twinning (EU-LER/Reformimi i Sistemit të Arsimimit Ligjor-Projekt i financuar nga BE). 

Qëllimi i trajnimit ishte përfitimi i njohurive themelore nga ana e trajnuesve të IGJK-së lidhur me platformën ILIAS – mësimin në distancë dhe aplikimi i kësaj metodologjie trajnuese në programet e IGJK-së.

Objektivat kryesore të këtyre trajnimeve ishte që përfituesit pas përfundimit të tyre të jenë në gjendje të:
• aplikojnë platformën ILIAS në trajnime;
• kuptojnë rolin e sistemit elektronik ILIAS në procesin e realizimit të trajnimit; 
• kuptojnë se si bëhet qasja në platformën ILIAS;
• mësojnë se si formohet grupi i pjesmarrësve në platformën ILIAS;
• organizojne kurse të trajnimit përmes platformës ILIAS;
• bëjnë aplikimin e drejtë të rregullave të komunikimit dhe konfidencës gjatë trajnimeve përmes platformës ILIAS.

Përfitues ishin trajnuesit e IGJK-së nga fusha penale. 

 

Objavi :