Vesti i događaji - Arhiva

10-10-2018

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetikë Sesioni II

Më 10-11  tetor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetikë  Sesioni II”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut, luftimi i rreziqeve të sigurisë virtuale: email, viruset dhe hakerat, zbulimi dhe parandalimi i pastrimit të parave, roli i forenzikës në zbulimin e krimit kibernetikë, marrja e provave elektronike, provat elektronike – procedura dhe praktika.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve përkatëse për luftimin e krimit kibernetik.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :