Vesti i događaji - Arhiva

15-10-2018

Vizita e studentëve nga Universiteti i Mitrovicës në Akademinë e Drejtësisë

Më 15 tetor 2018, përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë kanë pritur në takim një grup prej 11 studentëve nga Universiteti i Mitrovicës, duke i njoftuar ata nga afër me funksionimin dhe aktivitetet e Akademisë së Drejtësisë.

Në këtë takim studentët u njoftuan për sistemin e drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, rolin dhe mandatin e Akademisë së Drejtësisë, me fokus të veçantë në fushën e arsimimit ligjor, ku u shpjegua rreth trajnimit fillestar për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar, trajnimin e vazhdueshëm, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me punën e Akademisë.

Nga ana tjetër studentët vlerësuan si shumë të rëndësishme vizitën e tyre në Akademi të Drejtësisë, me ç’rast shprehën interesimin e tyre për të pasur më shumë njohuri për sistemin gjyqësor në Kosovë me theks të veçantë për punën e Akademisë së Drejtësisë.

Kjo vizitë u realizua në mbështetje të GIZ-it dhe organizatës jo qeveritare ACDC.

Objavi :