Prishtinë, 25 tetor 2018 - Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj, ka pritur në takim Shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, z. Erol Arduç.
Drejtori Kurtaj e falënderoi UNHCR-në për mbështetjen e Akademisë dhe bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve të ndryshme në ngritjen profesionale të sistemit gjyqësor. Z. Kurtaj e njoftoi z. Arduç me misionin, funksionet, mandatin dhe aktivitetet që zhvillon Akademia e Drejtësisë.
Nga ana tjetër Shefi i Misionit të UNHCR-së për Kosovë, shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm me Akademinë e Drejtësisë, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve profesionale të sistemit gjyqësor në Kosovë, në fushën e migrimit dhe azilit.
Në fund të takimit z. Arduç vizitoi sallat e trajnimit dhe bibliotekën e Akademisë së Drejtësisë.
26-10-2018