Vesti i događaji - Arhiva

08-03-2011

Tryezë pune–penale Trafikimi me narkotikë te rrezikshëm dhe substanca psikotrope

 

Më 8 mars 2011, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale ku  përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe  prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte elaborimi i elementeve të veprave penale të trafikimit me narkotik dhe substanca psikotrope. Objektivat  mësimore  të këtij trajnimi ishin që  pjesëmarrësit të janë gjendjeje që:

 

  • Të vlerësojnë elementet e veprave penale lidhur me narkotikë tërrezikshëm dhe substancave psikotrope;
  • Të dallojnë llojet e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancavepsikotrope;
  • Të identifikojnëse cilat barna narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë janë të lejuara për përdorim;

 

Gjatë ketij sesioni trajnues u diskutuan çështje lidhur me problemet që hasen në praktikë gjatë zbatimit të dispozitave  të KPK, të cilat përcaktojnë elementet e veprës penale trafikimi me narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotrope si dhe sanksionet penale lidhur me këto vepra  penale.

Gjithashtu u shtjelluan çështje që kanë të bëjnë me profilin, shkallën, nivelin e pjesëmarrjes, rolin e individit, apo të individëve, të cilët në të shumtën e rasteve veprojnë në grupe, kur e kryerjejn vepren penale të përmendur më lartë.

 

Objavi :