Vesti i događaji - Arhiva

25-02-2011

Moduli 11-Kodi i Drejtësisë për të Mitur

 

Më 25 shkurt 2011, IGJK organizoj trajnime në kuadër të modulit 11, me temë “ Kodi i Drejtësisë për të Mitur”.

Disa nga objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët punojnë me lëminpër të mitur gjatë punës praktike të jenë në gjendje që:

  • Të identifikojnë rastet për caktimin e paraburgimit për të mitur,
  • Ti arsyetojnë shkaqet për caktimin e paraburgimit për të mitur,
  • Të njohin masat alternative në veanti të identifikojnë rastet kur mund të vije në shprehje ndërmjetësimi dhe vlerësojnë kushtet ligjore për zbatimin e procedurës së ndërmjetësimit.

Çështjet të cilat janë trajtuar në kuadër të këtij trajnimi kanë qenë: Paraburgimi për të mitur (rrjedha e procedurës, forma e vendimit, kohëzgjatja e paraburgimit dhe autorizimet e gjyqtarit për të mitur gjatë kohës deri sa zgjat paraburgimi nga ana e tij), ndërmjetësimi (baza ligjore, rrjedha e procedurës) si dhe risitë e Kodit të Drejtësisë për të Mitur.

Përfitues të këtij trajnimi përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve për të mitur, ishin edhe zyrtarë të shërbimit sprovues, zyrtarë policorë dhe zyrtarët nga qendrat për punë sociale.

 

Objavi :