Më 16 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Lejimi i përmbarimit dhe vendosja sipas prapësimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Titujt e përmbarimit-dokumenti përmbarimor dhe dokumenti i besueshëm; Kushtet për lejimin e përmbarimit; Kompetenca për vendosje lidhur me prapësimin; Shkaqet për paraqitjen e prapësimit dhe vendimet e gjykatës lidhur me të.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, bashkëpunëtorët profesional dhe përmbaruesit privat.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-05-2019