Vesti i događaji - Arhiva

02-07-2019

Ligji për shoqëritë tregtare

Më 2 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Ligji për shoqëritë tregtare”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Qëllimet kryesore të ligjit dhe fushëveprimi i tij; Mënyrat e themelimit dhe shuarjes së shoqërive tregtare dhe pasojat juridike që krijojnë; Mënyrat e organizimit, struktura e kapitalit dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, zyrtarëve të shoqërive tregtare, përfaqësuesve të tyre dhe personave të tretë dhe procedurat ligjore dhe aplikimi i tyre në mbrojtjen e të drejtave që rrjedhin nga shoqëritë tregtare.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykata Themelore, nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :