Nga 18 deri më 20 prill 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit për arsimim ligjor, organizoi seminarin treditor të specializuar për trajnuesit e tij me temë “E Drejta Civile e Bashkimit Evropian.
Ky seminar u përqendrua në; hartimin e manualeve gjyqësore për të Drejtën e BE-së të lidhur me praktikën gjyqësore të Kosovës.
Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit punuan në grupe për hartimin e draft-manualeve gjyqësore në tema të ndara nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtar nga lëmia e të drejtës së BE-së.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje të:
·Hartojnë dhe dizajnojnë një Manual Gjyqësor për të Drejtën e BE-së lidhur me praktikën gjyqësore në Kosovë.
·Përpunojnë dhe strukturojnë qartë përmbajtjen e një Manualit Gjyqësor për të drejtën e BE-së.
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e Institutit Gjyqësor të Kosovës.
18-04-2011