Vesti i događaji - Arhiva

07-04-2010

Programi i trajnues për referentët përmbarues (Moduli 3) - Komunikimet me Shkrim në Procedurën Përmbarimore

 

Më 7 dhe 14 prill 2010, IGJK në bashkëpunim me USAID-in, Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë dhe Programin Holandez për reformimin e përmbarimeve në Ballkan, ka realizuar dy sesione trajnuese nga programi i trajnimit për referentët përmbarues me temën e lartpërmendur. Gjatë këtij sesioni, në fokus ishte evolucioni i shkrimit ligjor, gjuha ligjore dhe rregullat e shkrimit ligjor të cilat janë të përcaktuara me ligjin bazë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte ofrimi i njohurive lidhur me rastin e hartimit të një dokumenti ligjor, dokumenteve përmbaruese (urdhëresave, procesverbaleve, konkluzioneve, aktvendimeve) dhe zbatimi i këtyre njohurive në praktikën gjyqësore.

Këto trajnime janë mbajtur në Klinë dhe Prishtinë, ndërsa përfitues ishin referentët përmbarues të gjykatave komunale të regjionit të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

 

Objavi :