Vesti i događaji - Arhiva

15-10-2010

Seminar: Civile Kontrata e Ndërtimit IGJK-SEAD/USAID

 

IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD-Programi i Mbështetjes së Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve, më 15 tetor 2010, organizoj seminarin një ditor me temë, “Kontrata e Ndërtimit”.

Objektivat mësimore ishin përcaktuar ashtu që pas përfundimit të këtij moduli pjesëmarrësit do të mund të; përshkruajnë kornizën e përgjithshme ligjore për ndërtimet në Ligjin e fuqi, Detyrimeve të Kosovës dhe aktet e tjera ligjore në fuqi shpjegojnë disa nga dispozitat e Ligjit për Ndërtimet në Kosovë, precizojnë elementet thelbësore të kontratës për ndërtimin, llojet e kontratave si dhe mënyrat e shuarjes se tyre.

Gjithashtu, me kujdes të veçante janë trajtuar temat si; nocioni, karakteristikat, natyra juridike e kontratave për ndërtimin, kontrata mbi ndërtimin në LMD, Jurisdikcioni i gjykatave, lidhja e kontratave dhe burimet juridike të kontratës për ndërtimin dhe klauzolat, llojet e veçanta dhe mënyrat e shuarjes së kontratës për ndërtimin. Pjesmarrësve të trajnimit iu është shpërndarë një udhëzues lidhur me temën e trajtuar, i cili përmban informacione lidhur me termat, konceptet, ushtrimet dhe shembujt.

Përfitues ishin gjyqtarët e lëmis civile nga niveli komunal dhe i qarkut, si dhe administratorë dhe bashkëpunëtorë profesional.

 

Objavi :