Vesti i događaji - Arhiva

21-09-2019

Barazia gjinore në kontestet për të drejtën e trashëgimisë dhe në kontestet nga marrëdhënia e punës

Më 21 shtator 2019 Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it , ka realizuar trajnimin me temë: “Barazia gjinore në kontestet për të drejtën e trashëgimisë dhe në kontestet nga marrëdhënia e punës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore të Ligjit për trashëgiminë dhe krijimi i praktikave më të mira në ofrimin e ndihmës juridike në çështje trashëgimore dhe në kontestet nga marrëdhënia e punës nga ana e zyrtarëve të ndihmës juridike falas.

Gjatë këtij trajnimi janë shtjelluar temat si në vijim: Mos deklarimi i trashëgimtarëve dhe procedura pas shpalljes së trashëgimisë, Diskriminimi në të drejtën e trashëgimisë në forma tjera si cenimi për së gjalli apo edhe ndarja faktike, Diskriminimi në punë, mënyra e shfaqjes së diskriminimit mbi baza gjinore, si dhe Mbrojta gjyqësore në rastet e diskriminimit mbi baza gjinore.

Në këtë trajnim janë diskutuar raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas me ç ‘rast janë adresuar çështjet problematike dhe më komplekse të kësaj natyre, veçanërisht trashëgimtarët që nuk përfshihen në masën trashëgimore. Lidhur me këtë është udhëzuar se si palët mund të realizojnë të drejtën e tyre përmes padisë.

Përfitues në këtë trajnim ishin 18 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Objavi :