Vesti i događaji - Arhiva

02-09-2009

Informatë

 

Provimi Përgatitor/Pranues-pjesa me gojë (Dita B) për kandidatët me më pak se shtatë (7) vite përvojë pune juridikedo të mbahet të enjten, me 09 korrik 2009, në lokalet e Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Regjistrimi i kandidatëve do të zhvillohet nga ora 07:30 deri 08:30.

Provimi do të filloj në orën 09:00. Kandidatët të cilët nuk paraqiten për regjistrim deri në ora 08:45 nuk do të lejohen t’i nënshtrohen provimit.

Ju duhet të keni me vete kartelën identifikuese të KPGjP-së për tu regjistruar për provim.

Vetëm ata kandidatë që kanë kaluar pjesën me shkrim të provimit përgatitor (Dita A) kanë të drejtë t’i nënshtrohen pjesës me gojë të këtij provimi. Hapja e zarfeve të vegjël për të identifikuar kandidatët që kanë të drejtë do të bëhet me datën 06 korrik ora 16:00 në lokalet e IGJK-së. Pjesëmarrja e juaj nuk është e obligueshme.

Pas identifikimit të kandidatëve që kanë të drejtë (ti nënshtrohen provimit) do të publikohet lista në faqen e  internetit të KPGJP-së dhe IGJK-së.

Në rast se keni ndonjë pyetje lidhur me listimin e kandidatëve që kanë të drejtë (ti nënshtrohen) provimit me gojë ju lutemi kontaktoni IGJK-në në 038 512 069.

Për informata shtesë ju lutemi lexojini “Rregullat për Provimin Përgatitor/Hyrës” dhe “Strukturën e Provimit”, si dhe njoftimet tjera të cilat mund t’i gjeni në faqen e internetit të IGJK-së www.kjijudicial.org dhe KPGjP-së www.ijpc-kos.org.

Kliko këtu për të parë listën

 

Objavi :