Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njihen me karakteristikat e krimeve të rënda të përcaktuara me ligjet e reja, përfshirë dispozitat ligjore të Kodit të ri Penal të Kosovës, në mënyrë që të zbatohen sa më drejt dispozitat qe kanë të bëjnë me gjykimin dhe dënimin e këtyre veprave penale,
Gjatë këtyre dy ditëve u bë një vështrim analitik i veprave penale si: Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës, terrorizmi, nxitja e urrejtjes dhe përçarjes ose mos durimit racor, fetar etnik. Po ashtu u trajtuan veprat penale kundër integritetit seksual dhe kundër sigurisë se përgjithshme dhe pronës. Një pjesë e këtij trajnimi u realizua përmes punës në grupe të pjesëmarrësve të cilat u shoqëruan me raste studimi nga praktika gjyqësore, qëllimi i të cilave ishte diskutimi i problemeve praktike dhe idetë për evitimin e tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave themelore dhe prokurorë të prokurorive themelore të departamentit të krimeve të rënda nga të gjitha regjionet e Kosovës.
15-02-2013