Vesti i događaji - Arhiva

12-11-2009

Trajnim bazik për Kodin e Etikës Regjioni i Pejës IGJK & NCSC

Më 12 nëntor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/NCSC, realizoi sesionin trajnues me temë “Etika e Gjyqësore dhe Prokuroriale në Kosovë”. Temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij sesioni trajnues kryesisht janë përqendruar në analizimin e vlerave që janë paraparë me Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Gjyqtarë dhe Prokurorë, duke ofruar sqarime të nevojshmerreth parimeve të cilat janë të obligueshme për gjyqtarët dhe prokurorët. Qëllimi i këtij trajnimi ishtengritja e nivelit të vlerave etike, me synim të arritjes së standardeve për një sjellje sa më etike dhe më të dinjitetshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë. Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë të regjionit të Pejës.

Objavi :