Më 24-25 dhe 26 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke e zhvilluar modulin trajnues: “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”.
Temat që po trajtohen dhe do të trajtohen gjatë 3 ditëve të trajnimit janë: Fjala hyrëse dhe qëllimi i saj, tërheqja e vëmendjes në fjalën hyrëse, struktura e fjalës hyrëse, marrja e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë në pyetje, prezantimi i fakteve të pakundërshtueshme, teknikat e marrjes së tërthortë në pyetje, vënia në dyshim, fjala përfundimtare etj.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) 2019-2020.
24-02-2020