Vesti i događaji - Arhiva

23-01-2020

Takimi me ekspertët e angazhuar nga projekti i financuar nga BE-Mbështetje e Kodit Civil-faza e II

Më 23 janar 2020, në Akademinë e Drejtësisë është zhvilluar takimi me ekspertët e angazhuar nga projekti i financuar nga BE-Mbështetje e Kodit Civil-faza II, z. Haxhi Gashi, njëkohësisht Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe z. Bashkim Preteni, profesor në këtë universitet në të cilin u diskutua përfshirja e një pako të trajnimeve të cilat përfshijnë ndryshimet legjislative të Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Me rastin e këtij takimi u pajtua që në kurrikulën trajnuese të trajnimeve të vazhdueshme të përfshihen 6 sesione trajnuese me 8 ditë trajnimi në të cilat do të trajtohen institute të ndryshme me theks të veçantë tek çështjet pronësore, familjare, trashëgimore dhe detyrimore.

Po ashtu u pajtua që këto aktivitete trajnuese të realizohen në periudhën mars- korrik si dhe u diskutuan edhe detaje tjera rreth  metodologjisë trajnuese duke përfshirë edhe përfituesit e këtyre trajnimeve nga radhët e gjyqtarëve kompetent.

Nga Akademia e Drejtësisë në takim përveç Drejtorit të Akademisë morën pjesë edhe stafi nga Departamenti i Programit.

Objavi :