Vesti i događaji - Arhiva

31-03-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjenerata (VIII)

Gjatë muajit mars është vazhduar me realizimin e trajnimit teorik dhe praktik sipas kalendarit trajnues. Në kuadër të trajnimit teorik për prokurorët e sapo emëruar janë realizuar  (8) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale,  Rendi juridik kombëtarë dhe ndërkombëtarë  dhe  Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare.

Nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur mundësi të thellojnë njohuritë e tyre rreth: Ligjit mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit duke e elaboruar me raste studimore nga gjykatat vendore.

Në kuadër të nën modulit  “KEDNJ” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të avancojnë njohuritë lidhur me: Neni 6.1, neni 6 .2 dhe  6.3 të kësaj Konvente, e drejta për qasje në gjykatë, parimi i barazisë së mjeteve, vendime të arsyetuara dhe koha adekuate dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes duke trajtuar edhe rastet si: Lauz kundër Austrisë dhe  Artico kundër Italisë.

Po ashtu prokurorët kanë realizuar dy (2) sesione nga nën moduli “Etikë profesionale”  me ç’ rast janë trajtuar: Historia e kodeve të etikës, evolucioni historik  dhe  shkollat kryesore të filozofisë së etikës, kodi i etikës-instrument për garantimin e integritetin e gjykatësve/prokurorëve dhe instrument për disiplinimin e tyre dhe veprimtaritë  gjyqësore dhe jo gjyqësore të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (6) ditë të trajnimit praktikë në prokurori.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 12 prokurorë të sapo emëruar gjenerata e (VIII).

Objavi :