Vesti i događaji - Arhiva

24-03-2021

Nën moduli - E Drejta Civile, sesioni katërt - tema “Punët juridike, modifikimi i tyre dhe ndarja e punëve juridike”

Me 24 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta civile ” me trajnues z. Shukri Sylejmani gjyqtar në gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues është duke u shtjelluar: Modifikimi dhe ndarja e punëve juridike-kushti dhe afati, punët juridike formale dhe jo formale, punët juridike midis të gjallëve dhe në rast vdekjeje si dhe punët juridike të njëanshme dhe të dyanshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bashkëbisedimit si dhe rasteve praktike.

Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim dy pjesëmarrësve të cilëve janë duke ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :