Vesti i događaji - Arhiva

12-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i dhjetë - tema “ Ndërprerja dhe posedimi i procedurës ”

Me 12 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Procedura në kontestet nga marrëdhënia e punës, procedura në kontestestet për shkak të pengimit të posedimit, dallimi në mes rregullave procedurale të përgjithshme dhe rregullave të veqanta të procedurës kontestimore dhe afatet për konvokim të seancave dhe ushtrim të mjeteve të rregullta juridike.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :