Më 20 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtime te përgjithshme mbi arbitrazhin, procedura për të kërkuar shqyrtim gjyqësor dhe arsyet për ta anuluar një vendim, zbatimi i konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit, ndërmjetësimi si formë alternative për zgjidhjen e kontesteve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive, duke shkëmbyer përvoja gjyqësore nga praktika e punës së kësaj fushe. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
21-05-2021