Me 27 maj 2014, IGJK në bashkëpunim me CLDP, ka organizuar një tryezë diskutimesh me temë “Zhvillimi i Publikimeve Gjyqësore në Kosovë”.
Synime kryesore të kësaj tryeze ishin prezantimi i publikimeve gjyqësore në SHBA dhe elaborimi i funksioneve që këto publikime kanë për gjyqtarët. Ndër publikimet që u elaboruan ishin: doracakë të trupit gjykues, udhëzues referimi dhe monografi.
Krahas diskutimit për rëndësinë që këto publikime kanë për gjyqtarë dhe prokurorë në fokus të kësaj tryeze ishte edhe diskutimi për veprimet që duhet ndërmarrë në një proces të nxjerrjes së një publikimi. Në këtë aspekt u diskutua për hapat që duhet ndërmarrë në një proces të tillë si: krijimi i një plani për publikime, themelimi i komitetit gjyqësor për publikime, lista kontrolluese e aktiviteteve, orari i planifikimit dhe hartimi i publikimit.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë patën rastin që të diskutojnë me autoritetet amerikane përkatëse lidhur me përvojat e tyre në fushën e publikimeve gjyqësore dhe në veçanti për format e bashkëpunimit.
Përfitues: Gjyqtarët e nivelit themelor dhe të apelit të departamentit ekonomik dhe stafi i IGJK-së.
14-05-2014