Vesti i događaji - Arhiva

14-05-2014

Procedura dhe vendimet për rastet e falimentimit

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillimin e së Drejtës Tregtare (CLDP)-Departamenti i së Drejtës Tregtare të SHBA-së dhe Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë prej 05 deri me 06 maj 2014 kanë mbajtur trajnimin  me temë:  : “Aktvendimet për rastet e falimentimit” Ky trajnim,  qëllim kryesor kishte avancimin e njohurive të gjyqtarëve në lëmin komerciale-falimentimit. Gjithanshëm janë trajtuar temat si: Hyrje në parimet krahasuese të falimentimit, rastet e falimentimit në Kosovë, procedurat preliminare të rehabilitimit, masat tradicionale të bankrotimit, procedurat e likuidimit.

Në punëtori përveç prezantimeve të rasteve studimore pati edhe punë në grupe të vogla dhe diskutim i rasteve nga pjesëmarrësit dhe ekspertët.

Ligjërues ishin ekspertë nga SHBA-ja; znj. Nancy Alquist, Kryetare e Gjykatës së Qarkut të Maryland-it, Gjykata e SHBA-ve për Falimentim, z.MarvinJ.Garbis, gjyqtar i kësaj gjykate, znj.Corrin Gee, Trajnuese gjyqësore, Qendra Gjyqësore Federale dhe z.Srdan Sadikovic, Specialist Ndërkombëtar i Programit, CLDP.

Përfitues ishin gjyqtarët e departamenteve ekonomike në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit si dhe departamenteve të përgjithshme-divizioneve civile të Gjykatave Themelore.

Objavi :