Vesti i događaji - Arhiva

26-10-2021

Të miturit si kryes të veprave penale dhe kategorizimi i tyre

Më 26 Tetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Të miturit si kryes të veprave penale dhe kategorizimi i tyre”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme, z. Isuf Sadiku, prokuror në Prokurorinë Themelore Gjilan dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me arsyet për sistem të veçantë të drejtësisë për të mitur dhe kërkojnë trajtim të ndryshëm të tyre gjatë zhvillimit të procedurës si dhe me rastin e shqiptimit të ndonjërës nga masat apo dënimet, varësisht nga mosha si dhe vepra penale e kryer nga i mituri.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Objavi :